U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku zbulon si qëndron gjithë e vërteta

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej disa javësh janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Shkak është bërë divorci i tyre menjëherë pas lindjes së fëmijës së dytë.

I pari që e ka konfirmuar ndarjen ka qenë aktori i njohur, ndërsa këngëtarja duket se reagimet e saj i ka bërë përmes këngëve që ka publikuar së fundmi.

Por prej disa kohësh në rrjet përflitet se kërkesa për divorc është bërë nga çifti për shkak se duan të shpëtojnë pasurinë e tyre.

Lidhur me këto thashetheme, në një intervistë të dhënë së fundmi, Bes Kallaku ka komentuar këto thashetheme, duke e ka quajtur situatën “haluçinacione” dhe ka shtuar se aludimet e tilla marrin jetë në media për arsye sensacionaliste dhe për të rritur klikimet.

Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtën tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Related posts

Motra e këngëtares së njohur konfirmon se do jetë banore e “BBV 5”?! (FOTO)

Gjesti HABIT me deklaratën e papritur në koncert: Jam i martuar… (VIDEO)

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…