U përfol se kishte gjetur dashurinë e re/ Ndodh e papritura mes Shakirës dhe Pikesë, ja çfarë ka ndodhur me to

Ka marrë fund ‘lufta’ mes ish-futbollistit spanjoll Zherard Pike dhe këngëtares kolumbiane Shakira. Të paktën kështu raportojnë mediat në Spanjë, të cilat bëjnë të ditur se tashmë ata kanë rivendosur raportet mes tyre, pas një viti luftë të pandërprerë.

Që nga momenti i divorcit mes tyre, ish-futbollisti dhe këngëtarja janë përplasur në distancë me deklarata kundër njëri-tjetrit. Shakira ishte ajo e cila iu rikthye karrierës së saj duke e bërë Pikenë temë të këngëve që publikoi, me shumë sukses.

Por tani mësohet se palët, të cilat komunikonin në këto muaj vetëm nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë nisur një etapë të re, pasi po flasin përsëri personalisht me njëri-tjetrin. Një lëvizje e papritur, duke llogaritur që në javët e fundit flitej se Shakira kishte gjetur edhe dashurinë e re të jetës së saj. producentin Rafael Arkaute.

“Me Pike ka përmirësuar ndjeshëm marrëdhënia. Flasin mes tyre dhe jo nëpërmjet avokatëve”, tha gazetarja Lorena Vazkuez, e cila njeh mirë ambientin rreth këngëtares kolumbiane.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe