U mund në ndeshjen e parë të Kupës, Bledar Devolli pas ndeshjes me Partizanin: Kukësi ka cilësi, mora sinjale pozitive për të kaluar këtë moment të keq

Bledar Devolli debutoi në stolin e Kukësit në duelin e çerekfinales së Kupës kundër Partizanit. Takim që përfundoi me rezultatin 0-1. Ai u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga skuadra dhe se beson te mbijetesa.

“Morëm një gol, që në një situatë dy kundër një, është gabim i mbrojtësit të djathtë që duhet ta kishim zgjidhur, ta kishim vonuar aksionin. Mora disa sinjale të mira sot dhe duhet të fillojmë punën sepse kemi një finale të dielën me një kundërshtar direkt.

E njoh ekipin. Mendoj se i kemi armët, i kemi cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nga porta deri në sulm, kemi lojtarë me eksperiencë, kemi lojtarë të rinj. Kaq na duhen.

I kemi mundësitë. Ekipi fizikisht është mirë. kemi mundësi për të luajtur me presing lart, jo vetëm me Partizanin, por me të gjithë. Doja të ishim pak më agresivë kur kishim topin, sidomos te situatat një kundër një.

Related posts

Gjobë e majme për Ilir Dajën, Bylis dhe Laçi e pësojnë nga tifozët; Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet e tjera

“Besoj te mbijetesa”, Kukësi luan ndaj Orikut në “Play-Out”, trajneri Tafaj: Kam besim te djemtë e mi

Te Flamurtari e “djegin” pas rikthimit në Superiore, Sinan Idrizi ia merr këngës, 100 të ftuar në drekën festive (video)