“U mahnit nga aftësitë e mia”, futbollisti shqiptar tregon si Francesco Totti vendosi t’i ofronte kontratë menaxhimi

Diamant Lokaj

Diamant Lokaj është një nga talentët e mëdhenj të Kosovës, që po luan dhe zhvillohet si futbollist në Gjermani. Mesfushori dardan është pjesë e skuadrës gjermane SV Sandhausen, derisa ai është anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës U19. Lokaj konsiderohet si një nga mesfushorët më perspektiv në Gjermani dhe këtë e ka parë edhe legjenda e futbollit italian, Francesco Totti.

Ish-kapiteni legjendar i Romës ka një agjension të menaxhimit të futbollistëve ‘CT10Management’, derisa Lokaj tanimë është pjesë e këtij agjensie. Të jesh nën menaxhimin e një ikone të futbollit padyshim që është një e arritur e madhe, derisa Lokaj ka treguar për se si ka rënë në sytë e Francesco Tottit.

“Totti ka ardhur në kualifikueset e Kampionatit Europian për të parë ndeshjen e Kosovës U-19 ndaj Spanjës në Slloveni. Ai ishte aty për futbollistin e tij Adam Hasanin, një djalë shumë i talentuar. Ai ka parë ndeshjet e Kosovës dhe i kam rënë në sy Tottit me lëvizjet dhe leximin e lojës dhe ashtu me pasimet që bëj në fushë. Kështu që më vonë më erdhi një ofertë që të jem nën menaxhimin e tij, ofertë që nuk e kisha menduar më parë”.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime