U largua disa javë më parë nga Partizani, Ballkani firmos me ish-lojtarin e kryeqytetasve (FOTO)

Ballkani ka gjetur marrëveshjen me Alfred Mensah, sulmuesin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Partizanit në Superiore. Kampionët nga Suhareka, e bënë të ditur firmën me lojtarin ganez nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Një përforcim shumë i rëndësishëm ky për Ballkanin që pret të nisë sezonin e ri dhe që gjithashtu vijon garën në Conference League, aty ku përballet me iralndezo-veriorët e Larne e që u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 0-1. Kujtojmë se në karrierën e tij, Mensah është aktivizuar edhe me Skënderbeun ndërsa për herë të parë 25-vjeçari do të provojë një aventurë në Kosovë.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit