U kthye nga Gjermania, vrau nënën e tij dhe i piu gjakun/ Detaje çnjerëzore: Koka iu gjet në bodrum, ndërsa trupi…

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Kosovën dhe jo vetëm. Shtëpia e familjes Hyseni në Pejë u shndërrua në një skenë krimi. Kjo pasi  djali i familjes, Urimi, vrau në mënyrë mizore nënën e tij, Hyrijen.

Urim Hyseni jetonte prej 5 vitesh në Gjermani dhe vetëm përpara pak ditësh, ishte kthyer të vizitonte familjarët e tij. Por duket se ai kishte një mëri të madhe me të ëmën, të cilën e fajësonte për ndarjen nga bashkëshortja.

Alberta Hyseni, redaktore e “Sinjali” është shprehur për “Shqipëria Live” se: “Dëshmitarja e parë ka qenë kunata e Urimit, Urimin e kapi në flagrancë me thikë dhe aty dyshohet se ka bërë veprimin kanibal”.

Koka dhe trupi është gjetur e ndarë në dy pjesë, koka u gjet në bodrum, trupi në katin e dytë të shtëpisë.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Peje u shpreh: Jemi në pritje të raportit ligjor të trupit të nënës. Urimi nuk ka qenë në gjendje të japë deklarata.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço: Nuk janë vepra të shpeshta, nuk hyjnë tek veprat e kanibalizmit, por vampirizmit. Prerja e kokës është shenjë e skizofrenisë.

Ai ka dekluzione, dhe ka zgjedhur prenë e parë që ka gjetur, pra nënën, nëse do të kishte gjetur gruan, atëherë ngjarja do të kishte qenë dhe më e rëndë.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024