U hodhën gurë e shishe uji gjatë protestës/ Kryeministri qëllohet në kokë. Filmohet i përgjakur

Kryeministri i Caraibeve, Ralph Gonsalves, ka përfunduar në spital pasi u plagos në protestat që po zhvillohen kundër vaksinimit për Covid-19.

“Reuters” shkruan se Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit, në momentin që është goditur në kokë nga një gur.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja vihet se si kryeministri është i gjakosur. Atë e kanë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes për në drejtim të spitalit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, ministri i Financave ka zbuluar se Gonsalves është transferuar në Barbados për një skanim MRI sipas këshillës së stafit mjekësor.

Nga ana tjetër, thuhet se protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar planet që shumicës së punonjësve shëndetësorë të vijës së parë t’u kërkohet që të vaksinohen kundër Covid-19.

Protesta nuk ishte edhe aq paqësore, pasi u hodhën gurë dhe shishe uji. Gjithashtu bëhet e ditur se në vend janë shënuar 2,298 raste të koronavirusit dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thotë universiteti.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!