“U filmua përqark selisë së PD-së” Breçani zbulon lëvizjet e Gert Shehut: Tentoi t’i afrohej Berishës që në oborr

Gert Shehu dyshohet se kishte tentuar t’i afrohej Sali Berishës edhe gjatë kohës që kryedemokrati ndodhej në Selinë Blu.

Në studion e Opinion, ish-kreu i RENEA-s, Erzen Breçani, tha se pasi 31-vjeçari iu dorëzua forcave të policisë, kishin hapur kamerat e sigurisë, ku rezulton se Shehu ishte parë duke ardhur rreth e rrotull oborrit.

Breçani po ashtu tregon se 31-vjeçari ka tentuar për t’iu afruar Berishës, derisa gjeti pikën e dobët, pikërisht kur ai po ecte dhe para tij ndodheshin gazetarët.

Erzen Breçani: Te PD kemi hapur kamerat dhe kemi parë, që personi ka tentuar edhe në oborrin e PD është sjellë rreth e qark badigardëve, atyre që e ruajnë fizikisht Berishën.

Blendi Fevziu: Që në oborrin e PD ka tentuar të godasë Berishën?

Erzen Breçani: Ka tentuar deri në momentin që e ka goditur dhe e ka gjetur pikën e dobët. Dhe është pika e dobët për çdolloj badigardi, është ndërhyrja përpara gazetarëve.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që personi është parë nga kamerat e sigurisë të PD që ka qenë në oborrin e PD.

Erzen Breçani: Edhe në të gjitha deklarimet, se më pas ky nuk është i paidentifikueshëm, mbahet mend nga veshja, edhe ka tentuar të hyjë, bodigardët i kanë folur. Edhe thonë që ka tentuar të hyjë, që nga oborri. Dhe këtu ka gjetur momentin nga gazetarët. Ka qenë e pamundur për badigardët për t’u afruar.

Blendi Fevziu: Pra ka tentuar edhe më parë t’i afrohej?

Erzen Breçani: Ka tentuar për t’u afruar.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025