“U fejove vetëm për letra”/ Ish-konkurrenti i Përputhen përballet me komentet negative në rrjet

Albi Dhima është një nga të paktët djem që arriti të rrëmbejë zemrat e publikut në Përputhen me thjeshtësinë dhe maturinë e tij. Megjithëse emisioni ka përfunduar, Albi ruan ende një marrëdhënie të ngushtë me ndjekësit e tij, ku herë pas here organizon intervista virtuale me ta.

Të gjithë ishin kuriozë për planet e Albit pasi na prezantoi me të dashurën e tij, Hyrie Vata e cila jeton në Amerikë dhe tashmë çifti është fejuar.

Mirëpo, përveç komenteve pozitive, nuk kanë munguar edhe ato dyshuese.

“Pak Amerika bëri punën e vetë, tani mos u trego cinik komplet se nuk fejohet njeriu për tre muaj”, i ka komentuar një ndjekës Albit, duke e akuzuar se është ‘fejuar për letra’ siç thuhet në Shqipëri.

Por Albi nuk ia ka lënë mangut, duke iu përgjigjur:

“Keni një problem shumë të madh që në bazë të mendimeve tuaja dhe pikëpamjeve tuaja për jetën apo për gjëra të ndryshme mundoheni ta përgjithësoni dhe ta bëni faktike edhe për të tjerët atë që ju mendoni. P.s. Pastaj kush tha që janë 3 muaj?’

Me fjalinë e fundit ish-konkurrenti ka pohuar zërat se gjatë qëndrimit në Përputhen ka qenë në lidhje me bukuroshen.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)