U distancua nga Sali Berisha, Evi Kokalari po mendon hapjen e një partie: Vit i ri, ide të reja!

Aktivistja shqiptare pro Republikanëve në ShBA, Evi Kokalari u shfaq për herë të parë në politikën shqiptare gjatë kohës së Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, pas disa kohësh aktivizimi në PD, ajo vendosi të rikthehej sërish në ShBA e zhgënjyer dhe nga vet lideri demokrat.

Pas distancimit nga Berisha dhe fillimin e vitit të ri 2023, Evi Kokalari po mendon të hapë partinë e saj. Të paktën, këtë gjë ka lënë të nënkuptohet në një postim në rrjetet sociale.

Ajo iu kërkon mendim ndjekësve të saj nëse a ka ardhur koha të hapin Partinë Konservatore Shqiptare.

POSTIMI I EVI KOKALARIT

“Mirëmëngjes të gjithëve!
Me që jemi në ditët e para të 2023, dhe konservatorizmi akoma s’ka arritur të fus rrënjët në Shqipëri, mendoni se ka ardhur koha të hapim Partinë Konservatore Shqiptare?
Komentoni: PO ose JO
p.s. Diaspora të flas dhe të jap mendim mbi këtë çështje!!!” shkruan Kokalari.

Mbetet për t’u parë nëse Evi Kokalari do ta konkretizojë partinë e saj, apo do e lërë vetëm me një status në rrjetet sociale.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025