U dhunua nga bashkëshorti se lindi vajzë/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare dhe zbardh detaje të reja

Dëshmi të reja janë zbardhur për dhunimin dhe burgosjen e së resë shqiptare në Volos, Greqi nga bashkëshorti i saj.

Nëna e 22-vjeçares ka folur në emision, duke akuzuar familjen e dhëndrit se ishte në dijeni të dhunës.

Ajo tregoi se i ka rritur e vetme tre fëmijët dhe se vajza ishte lidhur me Aurel Kurtin pa pëlqimin e saj.

Nëna tha se Aureli kishte qenë më përpara i martuar dhe gruaja e mëparshme ishte larguar për dhunë.

“Nuk kam qenë dakord që në fillim me lidhjen e tyre. Goca më tha më dhunon, më mbyll brenda. Unë kam rritur tre fëmijë jetimë.

Kishte qenë i martuar dhe kishte një fëmijë tjetër. Nuk e njihja. Nuk isha dakord që ta merrte goca ime. Sipas asaj që dëgjova, për dhunë i ka ikur dhe tjetra. Ai la gruan dhe u lidh me gocën time.

Vajza ime ishte e lidhur me një djalë, bashkëjetoi ca kohë me të. Pastaj u gënjye nga Aureli.

Goca qante se e shikonte nënën të gjakosur. Ai i thoshte pse qan kot. Vajza nuk e kishte denoncuar, thoshte nuk di rrugët as gjuhën.

Nuk kishte shkaqe, e dhunonte kot, s’e linte me ngrit kokën. Vajzën e sillte me sekonda te ne dhe e merrte. Nuk e kishte prurë më asnjëherë vajzën.

Djali i Gëzimit i madhi, kunati i Dafinës i ka shpëtuar jetën gocës sime. Kur ka qenë shtatzënë 5 muajsh me gocën, ka hyrë brenda dhe i ka hequr vajzën nga duart”, deklaroi nëna e 22-vjeçares.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024