U copëtua para syve të vajzës së saj teksa pastronte grirësen e mishit/ Postimi prekës i 50-vjeçares shqiptare 10 orë para vdekjes

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një shqiptare humbi jetën teksa po punonte.

50-vjeçarja Lubiana u copëtua duke pastruar një grirëse mishi në një dyqan në Messolongi. Ngjarja ndodhi para syve të vajzës së saj, e cila ishte duke e ndihmuar.

Postimi i fundit nga 50-vjeçarja e ndjerë në rrjetet sociale pak para humbjes së jetës tragjikisht, përcjell optimizëm dhe forcë për të vazhduar përpara pavarësisht pengesave të jetës.

Gruaja kishte shkruar në gjuhën shqipe: “Është e vështirë të presësh diçka, që mund të mos ndodhë kurrë. Por është edhe më e vështirë të heqësh dorë nëse kjo është e vetmja gjë që dëshiron”.

Sipas informacioneve nga mediat greke, 50-vjeçarja punonte prej një muaji te kasapi ku shkonte nga e hëna në të premte. Gruaja prej dy vitesh jetonte në Messolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar që pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj.

Related posts

Me pranga në duar por i buzëqeshur! Momenti kur Safet Bajri dërgohet në drejtorinë e policisë së Tiranës (PAMJET)

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!

Alarm për BOMBË në një kolegj privat në Tiranë, evakuohen me urgjencë nxënësit dhe stafi/ Reagon policia: Njoftimi ishte…