U arrestua në uzinën e Gramshit, zbulohet çfarë ka ndodhur me spiunen ruse: “Kupton dhe flet shqip”

Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në uzinën e Gramshit, ndodhet e izoluar në një dhomë të veçantë në burgun e grave në IEVP Ali Demi (325). E reja dyshohet si spiune ruse dhe qëndron në qeli me siguri të veçantë.

Sipas News24, Svetlana Timofeeva kupton dhe shprehet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gjatë qëndrimit në burg ka pasur dy takime me përfaqësues të ambasadës ruse dhe ka pasur të drejtë të bëjë 4 komunikime me Skype.

Timofeeva u arrestua më 20 gusht dhe qëndroi në spitalin e burgut, pasi sipas mbrojtjes së saj, kishte probleme shëndetësore, si çrregullime të ankthit.

33-vjeçarja qëndroi 3 muaj në spitalin e burgut ku ruhej nga një grup sigurie. Por një muaj më parë, u transferua në qeli.

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur tre akuza për 2 shtetasit rus dhe ukrainasin që hynë në uzinën e Gramshit dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Ata akuzohen për, “sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë”, “goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta”, si dhe “Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta.”

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij