Arrestimi i Noyzit në Kosovë, reperi fiton lirinë, sa euro ishte gjoba

Reperi i famshëm, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, pas arrestimit ditën e sotme, është liruar sërish nga qendra e paraburgimit në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime për Ekspres brenda Policisë, të cilët bëjnë me dije se reperi është liruar pasi ka paguar 2000 euro gjobë.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Noizy ishte i detyruar të mbante 100 ditë burgim ose të paguante gjobë prej 2000 eurosh. Reperi zgjodhi opsionin e fundit.

Noizy u shoqërua mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë dhe kaloi natën në Qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, pista e parë ku dyshohet është sherri i fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman. Megjithatë, gjithçka mbetet e pakonfirmuar.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit