U akuzua për neglizhencë që shkaktoi vdekjen e Maradonës/ Trondit infermieri 37 vjeçar: Më urdhëruan që…

Infermieri i akuzuar për neglizhencë në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës i tha prokurorëve argjentinas se ai po ndiqte urdhrat “për të mos shqetësuar” ikonën e futbollit ndërsa ai flinte. Ricardo Almiron, 37 vjeç mohoi të kishte braktisur pacientin e tij, duke pretenduar se ai kishte marrë urdhëra që të mos e zgjonte. Almiron ishte kujdestari i Maradonës gjatë natës dhe ishte një nga njerëzit e fundit që e pa gjallë ish-fituesin e Kupës së Botës.

Ai dyshohet se ka gënjyer kur pretendoi se Maradona ishte duke fjetur dhe po merrte frymë normalisht. Një autopsi zbuloi se ai po vdiste në atë kohë.Almiron është një nga shtatë personat nën hetim për vrasje me dashje pasi një bord ekspertësh që vëzhgonin vdekjen e Maradonës zbuluan se ai kishte marrë kujdes joadekuat dhe ishte braktisur në fatin e tij për një “periudhë të zgjatur”.

Almiron mbërriti menjëherë pas mesditës me avokatin e tij Franco Chiarelli në zyrën e prokurorit publik në San Isidro në periferi të kryeqytetit Buenos Aires.Duke folur para gazetarëve, Chiarelli tha se Almiron “gjithmonë e trajtonte Maradonën si një pacient me një gjendje të ndërlikuar psikiatrike” por asnjëherë nuk iu tha për “një çështje që lidhej me sëmundjen e zemrës”.

Një hetim u hap pas një ankese të paraqitur nga dy prej pesë fëmijëve të Maradonës kundër neurokirurgut Leopoldo Luque, të cilin e fajësojnë për gjendjen e përkeqësuar të babait të tyre pas operacionit.Maradona është një idhull për miliona argjentinas pasi ai frymëzoi vendin në triumfin e dytë në Kupën e Botës të vitit 1986.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit