Twerk dhe lëvizje provokuese në kishë, ndjekësit “shpërthejnë” me kritika ndaj ish-banores së Big Brother (video)

Një video e fundit e aktores dhe ish-banores së Big Brother Arjola Demiri ka irrituar tej mase ndjekësit e saj. Aktorja shfaqet në kishë, e veshur me një fustan të zi teksa kërcen me levizje provokuese këngën “Nasty” të Dafina Zeqirit.

Komentuesit nuk e kanë toleruar aspak këtë gjest të aktores.

Kisha është shtëpia e Zotit. Ka norma dhe etikë në sjellje dhe veshje. Çfarë ka dashur të shprehi me këtë skenë”, shkruan një prej dhjetra kritikuesëve të aktores në këtë video.

Kërcejnë në varreza, kërcejnë në kisha. Kështu është kur ta jep fama në kokë. Pak përulësi nuk i bën dëm askujt”, shkruan dikush tjetër që krahason videon me skandalin e motrave Pojani që kërcenin në varreza pak muaj më parë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025