“Greqia nuk do të pranojë të vihet në dyshim integriteti i saj territorial”, kështu e ka nisur intervistëne tij ministri jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili më tej vuri në dukje edhe klimën e acarimit Politik në Turqi.
Ai vuri në dukje se Turqia ka frikën se Greqia po planifikon ta bllokojë atë nga deti, diçka që është larg mendimeve të kujtdo në sistemin politik të vendit.
“Duhet të kuptohet dhe të besohet nga pala turke se Greqia nuk dëshiron ta përjashtojë Turqinë nga deti”, theksoi ai.
Gjithashtu ai ka folur edhe për çështjen detare me Shqipërinë, për të cilën tha se marrëveshjea së shpejti do të “marrë hov” ,duke theksuar kryeministri Edi Rama është dakorduar në parim lidhur me këtë çështje.
Më tej shtoi se marrëveshja është gjithashtu edhe një shembull për Turqinë.
“Po”, do të zhbllokohet. Besoj më herët se sa e mendojmë. Historia e marrëveshjes në parim me Shqipërinë është diçka për të cilën unë jam veçanërisht i lumtur. Do mund të thoja dhe krenar. Shqipëria ka rënë dakord në parim dhe këtu duhet të vendosim emër, Edi Rama u dakortësua në parim me sa pikërisht i propozojmë dhe Turqisë. Se si konkretisht do të specifikohet në draft projekti për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do duhet ta shohim në kuadrin e autorizimit që do t’i jepet qeverisë Rama nga presidenti shqiptar. Por parimisht, marrëveshja është e shkëlqyer, një marrëveshje shembull për Turqinë.
Sepse të mos harrojmë se Edi Rama është mik i ngushtë i presidentit Erdogan, Shqipëria është vend mik i Turqisë. Unë besoj se mund të jetë njësoj vend mik edhe i Greqisë. Nuk e konsideroj një lojë të zhumëzuar me zero. Por Shqipëria, mikja e Turqisë, ra dakord, bëri marrëveshje pikërisht me të njëjtin propozim që i bëmë dhe Turqisë. Mendoj se ky fakt duhet të jetë qetësues për deep state turk, përsa i përket qëllimeve greke”, tha ai.