TURQI/ Cikalleshi dhe E’themi, dy shqiptarët i japin fitoren Konyaspor në luftën për mbijetesë (video)

Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Konyaspor luajti në transfertë përballë Pendikspor. Rezultati i sfidës së vlefshme për javën e 28-të të Superligës turke, përfundoi 0-12në favor të Konyaspor.

Golin për miqtë e shënoi pikërisht bomberi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Sulmuesi me origjinë nga Kavaja ktheu një gol, një 11-metërsh në minutën e 12’ të sfidës, duke rezultuar që të jetë i pari i sfidës dhe goli që i dha avantazhin të tijëve. Në minutën e 73′ E’themi do të shënonte golin e dytë, duke i dhënë tre pike Konyaspor në luftën për mbijetesë.

Për Cikalleshin ky është goli i 9-të sezonal në Superligën turke, me sulmuesin kavajas që numëron edhe 5 asistime.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)