“Truproja i Metës i vetmi me armë,” Artan Hoxha flet për protestën e opozitës: “Grushti ndaj Berishës? U thye paprekshmëria e liderit”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi në studion e Abc Live me moderatore Sibora Bitrin incidentin e djeshëm në protestën e opozitës, ku u sulmua me grusht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hoxha tha se incidenti me grushtin në protestë mori vëmendjen nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë. Gazetari tha për Abc Live, tha se në protestën e djeshme i vetmi truproje që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës.

Truprojat e Berishës nuk kishin armë me vete.
Për këtë Hoxha tha se Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025