Trump “pranon” se Biden ka fituar/ Insiston se zgjedhjet ishin të “manipuluara”

Presidenti amerikan Donald Trump, ka shpërthyer me deklarata të dielën duke thënë se Joe Biden kishte fituar pasi zgjedhjet ishin manipular.

“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump.

Megjithatë pas kësaj, Trump ka shkruar se, nuk e pranon humbjen dhe se do të fitojë.

Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.

Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.

Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat.

Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 sosh.

Burimi: Telegrafi

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje