Trump: Infektimi me COVID-19 ishte bekim nga Zoti

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në Twitter një video të filmuar nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, nga ku tha se është “shëruar” nga COVID-19 duke përdorur ilaçin eksperimental Regeneron – ku premtoi se ky ilaç do të jetë i qasshëm për të gjithë amerikanët – dhe atë pa pagesë.

Presidenti këtë deklaratë e bëri gjatë të mërkurës, pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pasi qëndroi për disa ditë në spitalin ushtarak Walter Reed, ku trajtohej pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ajo çfarë habiti të pranishmit ishte deklarata e tij kur edhe tha: “se infeksioni apo sëmundja e COVID-19 është bekim nga Zoti”.

“Mendoj se ishte bekim nga zoti. Kur dëgjova për këtë ilaç, ju thash ma jepni – ishte sugjerim i imi”, shtoi Trump duke pretenduar se është “shëruar” dhe vazhdimisht insiston se duhet çdo amerikan të trajtohet me ilaçet që ai i ka përdorur.

Trump është një në dhjetë njerëzit që ka marrë këtë ilaç, që ende është në fazën eksperimentale dhe që mëton të nxit prodhimin e antitrupave që luftojnë infeksionin. Burimi: Telegrafi

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)