Tronditet Elbasani, gruaja hidhet nga dritarja e banesës pasi bashkëshorti e dhunoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Elbasan. Bëhet me dije nga njoftimi zyrtar se një grua pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj është hedhur nga dritarja e banesës. Siç njofton policia është arrestuar shtetasi G. Q, i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij, me këtë të fundit që është hedhur nga banesa e saj.

Ajo është dërguar në spitalin psikiatrik pasi dyshohet se vuan nga problem të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën