TRONDITËSE! Gjenden 9 trupa të djegur dhe me shenja plumbash, mes viktimave edhe 3 fëmijë

Policia Civile në kryeqytetin lindor të Bahita, Salvador ka bërë së fundmi një zbulim të tmerrshëm.

Bëhet me dije se janë zbuluar 9 trupa të pajetë mes tyre 3 fëmijë.

Trupat, disa të djegur, u lanë në dy shtëpi ngjitur në komunën e Mata de Sao Joao në zonën më të madhe metropolitane të Salvadorit.

Në njërën shtëpi janë gjetur trupat e dy grave me plagë me armë zjarri, ndërsa viktimat e mbetura ishin djegur dhe lënë në tjetrën.

Policia Civile tha se nuk përjashtoi mundësinë që viktimat të jenë vrarë dhe djegur për të vështirësuar identifikimin.

U gjet gjithashtu një e mbijetuar 12-vjeçare me djegie në më shumë se gjysmën e trupit të saj. Ajo u dërgua në një spital në Salvador.

Related posts

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!

“Akt imoral dhe provokim”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura e Profetit ndez revoltë te qytetarët

Pjesëtar i një rrjeti kriminal ndërkombëtar/ 50-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë franceze (EMRI)