TRONDITËSE/Burri harron për 5 orë fëmijët në rimorkion e tij, ndërrojnë jetë nga temperatura e lartë

Një burrë në Oklahoma u arrestua pasi dy fëmijët e tij të vegjël ndërruan jetë, kur u mbyllën brenda rimorkios së tij për pesë orë me një temperaturë prej 32 shkallë Celsius, ndërsa ai mori një sy gjumë jashtë.

Sipas mediave të huaja, Dustin Lee Dennis, 31 vjeç, përballet tani me dy akuza për vrasje të shkallës së dytë, pasi fëmijët e tij Teagan, 4 vjeç dhe Ryan 3 vjeçar, u gjetën të vdekur.

Policia sqaron se Dennis udhëtoi drejt një dyqani me automjet më pas u kthye në shtëpi, dhe mori një sy gjumë për katër dhe pesë orë. Pasi u zgjua nga gjumi, ai kishte harruar se ku i kishte lënë fëmijët, sipas Fox 23.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend