TRONDITËSE! Burri fillon të sulmojë gratë në stacionin e metrosë/ Shikoni videon

Pamjet tronditëse të një burri që sulmon disa gra në një stacionit të metrosë në Barcelonë.

Videoja u kap nga kamerat me qark të mbyllur të premten në mëngjes në stacionin Camp de l’Arpa. Siç do ta shihni, burri duket se po ecën i qetë dhe i shkujdesur derisa befas fillon të godasë pothuajse çdo grua që ka përballë.

Përpara se pjesa tjetër e kalimtarëve të kuptojë se çfarë po ndodh, burri i afrohet një vajze e cila mban kufje në vesh dhe sheh celularin e saj. Sulmuesi më pas e godet me grusht në kokë dhe e rrëzon në tokë. Sipas informacioneve, gruaja dyshohet se ka pësuar një shpim të daulles së veshit.

Autori ka tentuar të arratiset, ndërsa disa nga pasagjerët e kanë ndjekur. Ai u arrestua përfundimisht nga rojet e sigurisë nga Agjencia e Transportit të Barcelonës (TBM) dhe u dorëzua në policinë katalanase, Mossos d’Esquadra.

Policia po heton motivet e sulmuesit, i cili përshkruhet si një burrë me origjinë afrikano-veriore me precedentë të rëndë penal për grabitje dhe nëse ai ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës. Gjithashtu po hetohet edhe mundësia që autori të ketë sulmuar femra të tjera në tren.

I arrestuari do të dalë së shpejti para gjykatës i akuzuar për sulme të paprovokuara dhe plagosje të grave.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!