“TRONDITËSE”/ Burri dhunon gruan dhe ngacmon seksualisht 2 vajzat e tij të mitura!

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Kukës. Gjithashtu ai akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij si dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tyre të mitura.

Ai mbante në banesë edhe 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë Kukës:

Dyshohet se dhunoi psikologjikisht bashkëshorten dhe se ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura, arrestohet 39-vjeçari. Ky shtetas posedonte në banesë, 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh. Municioni luftarak u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshortën e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrolleve në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën 14 kapsolla detonatore, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 garantë ofensive dore dhe 5 krehra automatikësh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: Trembeni edhe ju papritur në gjumë dhe ju duket sikur po bini nga një lartësi? Ja si e shpjegojnë ekspertët

Ekziston një shpjegim në lidhje me pjesën se çfarë ndodh me trupin tonë kur jemi në gjumë dhe trembemi papritur dhe na duket sikur po biem nga një lartësi. Të gjithëve mund t’ju ketë ndodhur të paktën njëherë që në momentin që janë rehatuar në shtrat për të fjetur gjumë krejt papritur, ndjen trupin të dridhet dhe të jepet ajo ndjesia sikur po bini.

(LEXO LAJMIN E PLOTË DUKE KLIKUAR NË LINK)

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt