Tronditëse! 30-vjeçari hidhet nga kati i dytë i pallatit, ndërron jetë në autoambulancë. Policia zbardh detajet. Ja çfarë thonë familjarët

Një i ri i ka dhënë fund jetës këtë paradite. Ai është hedhur nga kati i dytë i një pallati në qytezën e Poliçanit. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por mjekët nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë. Ai ka vdekur rrugës për në spital. Raportimet e para janë se F.D. vuante nga depresioni.

NJOFTIMI i Policisë

 Poliçan/Informacion paraprak. Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…