Tritol në biznesin e zyrtarit socialist/ Krimi shenjëstron drejtorët e Ramës

Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim tritoli ka alarmuar qytetarët në Sarandë.

Objektivi i shpërthimit ka qenë Mariel Murati, pronar i një hoteli dhe ish drejtori i ALUIZINI në Sarandë. Murati ka qenë edhe vitin e kaluar pre e një shpërthimi të ngjashëm me tritol po në hotelin e tij.

Një vit më parë, më 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotelin u vendos sërish një sasi tritoli në tarrace, e cila shpërtheu sapo roja ndezi dritën.  Policia konfirmoi se tritoli ishte i lidhur me rrymën elektrike dhe sapo roja në atë kohë është futur brenda godinës dhe ndezi dritën shpërtheu edhe sasia e eksplozivit.

Nga ngjarja e vitit të kaluar nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale..

Mariel Murati më herët ka qenë drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë. Nuk dihet ende nëse ngjarja ka lidhje me detyrën, apo konflikte të tjera të mundshme që mund të ketë pasur pronari i hotelit.

Kujtojmë, se edhe dy ditë më parë, drejtoresha socialiste ra pre e një shpërthimi.

Në makinën Range Rover të Suida Kukës, drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ishte vendosur eksploziv me telekomandë në gomën e parë të makinës.

Kuka, arritit t’i shpëtonte mrekullisht atentatit, ndërsa në reagimin e saj ajo deklaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…