Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix trazon edhe politikën/ Vjen reagimi i papritur nga Erion Braçe (FOTO)

Fenomenit të ‘Big Brother VIP’ nuk i ka shpëtuar as ish-zv.kryeministri Erion Braçe.

Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, është kthyer në ngjarjen më të bujshme në Shqipëri, pas telenovelës që ka shpërthyer në ‘Big Brother Vip’.

Ditën e djeshme, Bora Zemani, reagoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e sulmojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj.

Një koment për këtë ka bërë edhe Erion Braçe. Ai ka postuar deklaratën e Bora Zemanit dhe u bën thirrje shqiptarëve, që tani të flenë të qetë.

“O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë,”- shkruan Braçe krah postimit.

Related posts

Nga marrëdhënia me Selin te letra e babait të saj: Ja çfarë thotë gruaja e Mirit

Oferta e FRIKSHME për Brooklyn dhe Nicola për të zbuluar sekretet e familjes Beckham

E TURPSHME! Ina-Stenaldos: Manjak, sheh çdo vajzë…