Tre të rejat dhunojnë barbarisht dy gra në stacion, i qëllojnë me grushta në kokë… (VIDEO E RËNDË)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion metroje në Londër, ku 3 vajza të reja kanë sulmuar fizikisht dy gra.

Ngjarja është filmuar nga personat e tjerë që ndodheshin aty, teksa dy vajzat shihen duke i goditur me grusht në kokë gratë. Sherri raportohet se nisi pas një grabitjeje në bordin e një treni, ndërsa nuk dihet nëse gratë ishin të përfshira në këtë ngjarje.

Pamjet në video janë të filmuara nga një nga vagonët e trenit tregojnë një nga të rejat, e veshur me tuta gri, duke drejtuar grushtin e djathtë drejt saj dhe duke e qëlluar në kokë. Pas saj vijnë vajzat e tjera, që sulmojnë barbarisht dy gratë.

Policia ndërhyri duke arrestuar vajzat e reja, teksa njëra nga gratë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!