Tre javë nuk bëri asnjë transferim, Skënderbeu “godet” me dy afrime në sulm (EMRAT)

Skënderbeu finalizon dy goditje në ditët e fundit të merkatos verore. Skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic pasurohet me sulmuesin e talentuar kosovar Ermir Rashica. 19-vjeçari ka rënë në sy për paraqitjet e tij pozitive me skuadrën e Trepça 89 ndërsa ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me “Ujqerit e deborës” ku ështe vendosur menjëherë në urdhrat e trajnerit. Që prej vitit 2022 ai është pjesë e përfaqësueses U-19 të Kosovës.

Një tjetër i ri i afruar që luan në disa pozivcione të sulmit është 21-vjeçari nga Shkupi, Suelm Muharem. I rritur në radhët e akademisë së Shkupit ai është aktivizuar edhe me Renovën e Rabotnickin ndërsa transferohet në Korçë nga klubi i Strugës. Muharem ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin juglindor ndërsa ai mund të luajë në majën e sulmit por edhe në të djathtë. Prej më shumë se tre javësh, klubi bardhekuq nuk bënte një transferim në merkaton e verës.

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana