Tre gola për të hedhur në tokë Kukësin, Cara dhe Murataj fundosin Kukësin; Partizani rimerr përkohësisht vendin e dytë (video)

Partizani është rikthyer te fitorja në javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Humbja ndaj Skënderbeut është harruar shpejt për kryeqytetasit, që kanë bërë menjëherë autokritikë duke mposhtur Kukësin me rezultatin 3-0. Një pjesë e parë me shumë raste nga Partizani, por pa arritur të shënonte, ndikuar nga mbrojtja e ngjeshur e Kukësit.

Në minutën e 54’, pas një goditje nga këndi, Mba pengohet në zonë dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Pranë topi shkoi Cara i cili nuk gaboi. Në minutat 61′ dhe 73′, Partizani do të shënonte edhe dy herë të tjera me Carën dhe Murataj. Me këtë sukses, Partizani shkon në vendin e dytë në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në fund me vetëm 19 pikë.

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)