Tre futbollistë presin tamponin e dytë, ja situata aktuale te “demat” e Partizanit

Para ndeshjes me Teutën Partizani mori një lajm pozitiv, pasi Deian Boldor dhe Besnik Ferati dolën negativë në tamponin e dytë, gjë e cila tregon se ata e kishin fituar betejën me Koronavirusin.

Tani është radha e tre të infektuarve të tjerë, Eraldo Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, që të bëjnë tamponin e dytë dhe pas marrjes së përgjigjeve do të varet edhe e ardhmja e tyre e afërt. Nga këta të tre, Çinari e ka mbyllur sezonin sido që të jetë përgjigjja, pasi është pezulluar me 4 muaj nga FIFA.

Related posts

Kërcënoi zyrtarët e ndeshjes, FSHF i bën gjëmën presidentit të klubit shqiptar

Tirana prezanton Ardian Nuhiun, klubi bardheblu i lë afat 24 orë trajnerit të ri

Laçi gjen menjëherë trajner pas largimit të Senigagliesit, prezanton ish-teknikun që ka drejtuar në Superiore