Trazoi një Shqipëri me lidhjet e saj/ Tea Trifoni tjetër dashuri të dështuar?!

Ish-konkurrentja më e famshme e Përputhen, Tea Trifoni, mund të konsiderohet e pafat në dashuri nëse gjykojmë mbi historitë e saj qëkur u bë pjesë e emisonit të dashurisë.

Pas një lidhjeje të inskenuar me Andi Shehun, Tea u lidh me Beartin, por as lidhja me djalin nga Kosova nuk i eci dhe gjithçka përfundoi brenda disa muajsh.

Asokohe dyshja lëshuan deklarata të forta kundër njëri-tjetrit, por pak më vonë Teas iu zbulua romanca me një mik të Fatjon Kuqarit.

Edhe pse gjithçka dukej se po shkonte për mrekulli, Tea tregoi se ishin ndarë.

Së fundmi Tea e ka vërtetuar këtë edhe përmes një meme-je që ka shpërndarë në Instagram, ku shkruan se do ta “ndjekë” në botën tjetër engjëllin e saj të dashurisë i cili qartazi në këtë botë “nuk e ka kryer punën siç duhet”.

Ndërkohë kujtojmë që në janar të këtij viti, Tea pati edhe një ndarje profesionale me emisionin “Goca dhe Gra”.

Për këtë largim nga Top Channel, Tea u shpreh se ishte zhgënjyer nga mënyra se si erdhi fundi i aventurës.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)