Trazira në Gjermani, bandat shkatërrojnë dyqanet dhe sulmojnë policinë në Stuttgart

klikoje.al

Gjermania është përfshirë nga trazirat mbrëmjen e kaluar. Bandat kanë shkatërruar xhamat e dyqaneve, kanë plaçkitur dhe sulmuar automjete policie në qendrën e Stuttgartit gjatë natës.

Policia gjermane thotë se më shumë se dhjetëra efektivë policie u lënduan gjatë dhunës, në Gjermaninë jug-perëndimore.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet si plaçkiten dyqanet në qendër të qytetit dhe hedhin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera me automjetet e policisë.

Policia e Stuttgartit thotë se dhuna filloi pasi ata nisën kontrollet për drogë.

Arrestimet e tyre për trafikantë të  dyshuar të drogës gjatë natës ngjalli agresivitet në qytet.

Politikanët vendas dhe qytetarët e zakonshëm u shprehën të tronditur, duke thënë se shkalla e tërbimit ishte e paparë për Stuttgart vitet e fundit.

Një dyqan telefoni celular dhe një dyqan argjendarie ishin ndër bizneset e sulmuara dhe plaçkitura. Disa dyqane të ushqimit të shpejtë gjithashtu u vandalizuan.

Ende nuk ka detaje rreth personave të përfshirë. Ndërsa, policia thotë se po merr në pyetje 20 persona që i arrestuan. 

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)