Transformimi i jashtëzakonshëm i ish-muzeut të Enver Hoxhës! Historia e Piramidës, si i shpëtoi prishjes, sa kushtoi kur u ndërtua (FOTO)

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama mesditën e të enjtes ka ndarë fotot se si duket qendra më e re e Inovacionit në vendin tonë.

“Piramida tashmë është rilindur për t’u bërë zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe streha më e madhe në rajon e të rinjve e të rejave që i përkushtohen teknologjisë digjitale” – shkroi ai.

Piramida ose Ish-Muzeu “Enver Hoxha” u ndërtua dhe u inaugurua  në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës.

Ai u projektua nga një grup arkitektësh ku merrnin pjesë dhëndri i Hoxhës, Klement Kolaneci, vajza Pranvera Hoxha, Pirro Vaso dhe Vladimir Bregu.

Kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë me kursin e kohës dhe u ndërtua në dy vjet. Për ndërtimin e tij punuan 300 punëtorë. Pas vitit 1990, muzeu ndërroi emër dhe u quajt “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës”.

Për disa kohë mbajti dhe emërtimin Pjetër Arbnori.

Piramida para rikonstruksionit

Ne dhjetor te vitit 2010 parlamenti miratoi me 71 vota, kundrejt 64, nje projekt i cili parashikonte prishjen e Piramides dhe ne vend te saj te ngrihej ndertesa e re e parlamentit. Për rrezimin e nderteses pati shumë polemika.

U organizua nje peticion kundër prishjes, i drejtuar nga i ndjeri Ardian Klosi, i firmosur nga 6.000 qytetare. Megjithate ne mars 2011 qeveria organizoi konkursin te cilin e fitoi një zyrë vieneze me një projekt  i cili kushtonte 110 milione Euro.

Ndërtimet duhet të mbaronin me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28 Nëntor 2012, por nuk filluan asnjëherë.

Në 2023, ajo ripagëzohet si Qendra e re e Inovacionit, me një projekt që e ka rikonstruktuar thuajse tërësisht, duke i shtuar edhe godina të vogla rreth sipërfaqes së saj.

Related posts

Ja sa herë në javë duhet të lani flokët gjatë verës

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi