Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, ka theksuar se humbja ndaj Teutës ishte pasojë edhe pamundësisë për të luajtur të skuadrës së tij nga vendimet e arbitrit.
“Për të shënuar e pamë që e kishim të vështirë, por më vjen keq dhe peng kam golin e parë se u bë e disata herë që pësojmë me goditje standarte. Kjo është ajo që më bën të ndjehem jo mirë, ua thashë në pushim se te ajo pjesë duhet të marrin edhe lojtarët përgjegjësi si të reagojnë. Ne kemi punuar, por për fat të keq po aty po pësojmë, pastaj për të shënuar e pamë të gjithë që ishte e vështirë, se nuk po arrinim. Nuk po merrnim vesh se aq shumë po binte bilbili sa nuk po merrnim vesh çfarë po bënim.
Biseda me arbitrin? Unë i thashë që duhet të japësh karton me aq sa dimë e kemi luajtur, sipas rregullores. Por arbitri më sqaroi që nëse do të flasësh prapë, do të jap ty karton.
Të them të drejtën kishte aq shumë situata e momente sa nuk ishte faji i futbollistëve për situata që ndodhnin në fushë dhe duele. Pjesa e Markut është që luan para mbrojtjes, edhe në qendër ku luajti, pashë ku Meta po vuante shumë në luftën në ajër. Teuta po mundohej të na vinte në vështirësi me top të gjatë, pas shpine, luftë tru më trup.
Ju e patë që në 90% të rasteve Teuta fitonte duelet, ne asnjë dhe kjo ishte. Unë nuk jam fare i tensionuar, fare, fare. Por më vjen keq se ka momente, gabon. Nëse arbitri do të vazhdonte lojën disa herë, mund të shënohej, gol, a jeni dakord? Kjo më vjen keq, pastaj gabime taktikisht, teknikisht kemi bërë, kam bërë unë në çdo ndeshje e do bëj gjithmonë se nuk mendoj se jam i kulluar.
Po vuanim pak në pjesën e parë në fazën mbrojtëse ku Teuta po krijonte vështirësi me lojtarin para mbrojtjes, për arsye dëmtimesh u detyruam të ndryshojmë. E pamë që nuk po shkonte mirë me dy sulmues, ndryshuam skemë dhe mendoj që bëmë mirë. Mendoj që bëmë mirë, jam i bindur, pavarësisht se golin e pësuam për fajin tonë dhe këtë nuk e vë në dyshim. Gjithashtu edhe penalltinë nuk e di a ishte apo jo, kështu më duket nga jashtë”, tha trajneri Bledi Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.
LEXO ME SHUME:Teuta fiton mes polemikave, penalltia e diskutueshme e Kreshnik Cjapit “tërbon” Tiranën (video)