“Skuadra po vuan fizikisht”/ Bledi Shkëmbi ndjen presionin e klasifikimit: Nuk është keq 1 pikë, por…

Trajneri

Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, analizoi barazimin në transfertë ndaj kryesuesve të Egnatias. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku korçar ndër të tjera u shpreh.

DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT

“Më vjen keq, goditjet standare, janë fat dhe shans. Punojmë shumë, por për fat të keq ndëshkohemi. Po të kishim shënjestër të mirë në pjesën e parë, do të kishim rezultat ndryshe. Me gjithë problemet që kemi me dëmtimet, çunat kanë bërë maksimumin. Sot mund t’i kishim bërë disa gjëra më mira.
Te futbollistët shikoj një rënie të gjendjes fizike, që mendoj se është normale. Kishim punuar të bënim diçka më shumë kur kishim topin, pavarësisht se kundërshtari na presonte. Patëm probleme në qarkullim.

Sot nuk e bëmë mirë, si në ndeshjet e tjera. Janë disa momente apo situata, që lojtarë të veçantë po luajnë me probleme, i kuptoj që nuk japin pjesën më të mirë të mundshme. Unë mendova që të rrezikoja më shumë, por skuadra fizikisht po vuante. Edhe lojtarët që u futën, nuk ishin në maksimumin e tyre. Ndërrimet ishin kokë më kokë. Mendova që e mira do ishte të rrezikonim. Në fund të ndeshjes, ndaj këtij kundërshtari, nuk është keq edhe 1 pikë.

Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë, shkaku vazhdoj të them që ishte gjendja fizike, kur bie ajo nuk i përgjigjet edhe përqendrimit që kërkon të kesh. Sot bëmë një ndeshje të mirë, në mënyrën sesi mbronim. Duhet të bënim më mirë në momentet kur merrnim topin. Qarkullimi i topit nga Egnatia, bëri që ne të konsumonim më shumë”, u shpreh trajneri i Tiranës Shkëmbi.

LEXO ME SHUME:Kartona dhe betejë mes Egnatias e Tiranës, kryeqytetasit vijojnë “sëmundjen” e rezultateve (video)

Related posts

“Teuta ka respektin tonë”/ Abilaliaj nuk i zë besë klasifikimit të ekipit durrsak: Fitorja ndaj Skënderbeut na ka dhënë oksigjen

Ernest Muçi “emocionohet” nga ftesa e Sylvinhos, sulmuesi mund të bëhej hero i Besiktas por gabon me portën bosh (video)

“Sot lojtarët kishin dëshirë ta fitonin ndeshjen”/ Tetova pas barazimit ndaj Tiranës: Kemi dominuar lojën