Trajneri i Moldavisë mesazh Shqipërisë: Më mirë të vdesim në fushë, sesa të lëmë gjithçka për ndeshjen e fundit në Pragë

Shqipëria do të përballet me Moldavinë në transfertë në kuadër të raundit të shtatë të kualifikueseve të Europianit. Një ndeshje që është si “finale” për Kombëtaren tonë, por një surprizë moldave mund t’i bëjë këta të fundit të ëndërrojnë për europianin.

Në prag të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko. Në daljen e tij në konferencë, një ditë para ndeshjes me kuqezinjtë, trajneri i Moldavisë shprehet se e vlerëson maksimalisht si ndeshje, por do të japin maksimumin.

“Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0, por mendoj se meritonim një barazim. Shpresoj që lojtarët të kenë nxjerrë mësimet e duhura dhe të reagojnë siç duhet nesër. Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë nesër, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë.

Ne nuk mund të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës për një ndeshje, ndaj sigurisht që do të provojmë të mbyllim hapësirat dhe të dalim shpejt. Gjithsesi dua të shoh të njëjtin shpirt gare si në ndeshjen ndaj Polonisë, kur përmbysëm gjithçka në pjesën e dytë. Do të kemi edhe përkrahjen e fansave tanë, që kanë treguar se janë gjithmonë aty dhe bëhen një lojtar i 12 për ne”, është shprehur trajneri moldav, Sergei Kleschenko.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)