Partizani mes shumë probleme ndaj Laçit, Veselinovic konfirmon disa mungesa dhe sërish kritika drejtuesve: Ju e dini çfarë cilësie kanë pasur…

Trajneri

Trajneri Aleksandër Veselinoviç ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes që Partizani do të luajë në transfertën e Laçit. Veselinoviç tregoi për problemet shëndetësore që po kalojnë lojtarët, për shkak të viruseve. Në anën tjetër preku dhe merkaton. Ai tha se ka dëshira, por pranon realitetin.

NDESHJA-Na pret ndeshje shumë e vështirë ndaj Laçit, e respektoj, janë skuadër shumë e mirë, më pëlqejnë shumë disa lojtarë të tyre. Por sigurisht do mendoj për veten tonë.

VIRUSET-Ju e dini që është ky virusi i kohës së fundit, pasdite do të kem raport mjekësor për situatë konkrete dhe kush do të jetë i mundshëm. Është situatë e veçantë sepse me këtë skuadër do luajmë prap pas 3 ditësh. Është i rëndësishëm raporti i doktorit. Sigurisht që do bëjmë llogaritë dhe planet tona për 3 ndeshje në 8 ditë. Ka lojtarë që në 8 ditë nuk i përballojnë dot 3 ndeshje.

MERKATO-E di që sot është dita e fundit e merkatos. Në 12 të darkës do të jemi të qartë. Zyrtare i dini kush janë, i kemi bërë te faqja e klubit, na mbeten dhe 12 orë. Është për t’u parë, sigurisht shumë hyrje dhe dalje. Merkato e janarit pak e vështirë, situata nuk është e vështirë për të marrë lojtarë të kalibrit. Është ndryshe nga fundit i sezonit, ju e dini që është kohë e shkurtër. Në shumicën e ligave është pauza e dhjetorit dhe janarit, edhe lojtarët si të lirë janë prej kohësh pa minuta në këmbë. Është e shkurtër si kohë për të marrë lojtarë.

Merkato e janarit është për të gjithë klubet kështu. Ju e dini çfarë cilësie kanë pasur lojtarët që kanë iku. Mund të kem shumë dëshira, por në disa gjëra e pranoj realitetin si është”, u shpreh trajneri Veselinoviç.

LEXO ME SHUME:Partizani gjen zëvendësuesin e Rrapajt, lojtari i përfaqësueses së Malit të Zi drejt firmës me kryeqytetasit

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)