Trajner-lojtar, Gerhard Progni merr përsipër dy detyra te skuadra e tij

Gerhard Progni nuk do të jetë vetëm futbollist i Valbonës, por tashmë do të ketë edhe rolin e trajnerit në klub. Ai do të synojë për të ngjitur Valbonën në futbollin profesionist, duke synuar Kategorinë e Parë.

Ky vendim erdhi pas largimit të trajnerit, Alfred Allamani. Ky i fundit u largua nga Valbona këtë javë duke u bashkuar me stafin e Emiljano Çelës, i cili së fundmi mori drejtimin e Kukësit në “Abissnet Superiore”.

Kështu, mesfushori i njohur do të ketë një tjetër detyrë prëveç asaj në fushë. Por Progni do të ketë ndihmë gjatë kësaj pune të dyfishtë. Emiliano Gega, administrator i klubit të Valbonës, do ta përkrahë 37-vjeçarin gjatë ndeshjeve.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë