TRAGJIKE/ Vetëm 20 vjeç, humb jetën ushtari amerikan në Kosovë

Ushtari amerikan Alexander Blake Klass, vetëm 20 vjeç, ka humbur jetën më datë 4 Korrik në kampin e Novosellës në Kosovë.

Lajmin e bën të ditur Departamenti amerikan i Mbrojtjes, i cili njoftoi se ushtari ishte pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë

Klass së bashku me njësinë ku ai shërbente u vendosën në Kosovë në fillim të muajit mars të këtij viti, ndërsa bëhet me dije se vdekja e 20 vjeçarit nuk kishte të bënte me një incident luftarak.

Më pak se 4 mijë trupa, nga të cilët 640 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO.

Gjatë shërbimit të tyre në Kosovë, mbi 200 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse kanë humbur jetën

Incidenti është nën hetim.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…