Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës tronditi botën e futbollit.
Ish-futbollisti i të rinjve të Milanit, Simonlunka Agacone (39-vjeç) dhe Mateo Raveto (36-vjeç), humbën jetën pasi goditën disa derra të egër me makinë, duke dalë jashtë rrugës, teksa nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.
Agacone, i lindur në Borgomanero, më 23 korri të vitit 1981, ishtë një nga të rnjtë më premtues tek moshat e Milanit, teksa dispononte një teknkinë dhe vizion të shkëlqyer loje.
Me kuqezinjtë e drejtuar nga Mauro Tasoti, Agacone, arriti të fitonte trofeun “Viareggio”. Mesfushori, i cili e mbylli karrierën e tij si mbrojtës, regjistroi 16 paraqitje me ekipet kombëtare U-16 dhe U-18 si dhe plot 150 ndeshje në futbollin italian me ekipet si Spal, Monza, Specia, Karrese, Novara, etj.
Edhe shoku i tij, me të cilin po udhëtonin së bashku me makinë, ishte pjesë e botës së futbollit, edhe pse më pak i njohur se Agacone. 36-vjeçari ishte aktivzuar më së shumti me ekipet në Serinë C2 dhe D.