Tragjike/ Shqiptari i shkon në vendin e punës dhe vret ish-gruan, kapet në tentativë për t’u arratisur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tash për tash kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025