TRAGJIKE/ Po punonin në çati, 15-vjeçari rrëzohet dhe humb jetën para syve të të atit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi në qytetin e Aleksandropolisit ditën e sotme, ku një 15-vjeçar, ka humbur jetën para syve të të atit.

Ngjarja ka ndodhur teksa 15-vjeçari po punonte me të atin në çatinë e pallatit pesëkatësh, ku ndodhet banesa e familjes.

Për arsye ende të panjohura, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit nga EKAV dhe zjarrfikësja. Por 15-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje