TRAGJIKE në Dimal! Po punonte në lavazh, 15-vjeçarin e zë korrenti dhe vdes në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dimal, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se i mituri ka humbur jetën teksa ishte duke punuar, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lavazh, teksa i mituri punonte dhe e ka zënë korrenti.

Ndërkohë, në pranga ka rënë pronari i lavazhit, nën akuzë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…