Tragjedia te ‘Shefqet Ndroqi’/ I riu që u hodh nga kati i tretë ishte drejt shërimit, sapo kishte marrë…

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku një pacient i konfirmuar me koronavirus, në kushte të rënda psikologjike u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku ndodhej i shtruar të paktën prej një jave.

“News24” raporton duke iu referuar burimeve nga spitali, se pacienti ishte në prag të shërimit dhe se kishte dhe pak ditë të mbetura për të kaluar në spital.

“Ai trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, pra në minimunimin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte një pacient që po dilte nga spitali dhe ende nuk dimë arsyet e vërteta se pse ky 29-vjeçar i cili nuk kishte komplikacione të tjera është shtyrë drejt vetëvrasjes. Pacienti ka qenë duke marrë mjekimin në momentin kur ka ndodhur ngjarje. I është bërë një injeksion dhe do të merrte sasinë e serumit”, raportoi gazetari i News24.

Policia pranon në komunikatë se 29-vjeçari me inicialet Xh.K. është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit. Ai ishte shtruar rreth 7 ditë më parë nga spitali.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024