TRAGJEDI/ Rrëzohet avioni, raportohet për viktima

Dy pilotë humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi në provincën qendrore të Kajzerit në Turqi.

Sipas të dhënave paraprake, avioni ushtarak ishte duke kryer disa manovra kur papritur humbi lartësinë dhe u përplas në tokë.

Menjëherë në vendngjarja shkuan ekipet e ndihmës së shpejtë, por nuk mundën të bënin asnjë gjë për dy pilotët.

Ministria e Mbrojtjes shprehu ngushëllimet për humbjen e dy pilotëve, teksa shtoi se një hetim ka nisur për gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën