TRAGJEDI! Humb jetën 24-vjeçari shqiptar në Greqi/ E tërhoqi ekskavatori zvarrë në ditën e parë të punës

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur pak pas orës 10:00 të së premtes në Greqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se konkretisht në Agrinio të Greqisë një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Sipas raportimeve mësohet se ngjarja ndodhi konkretisht gjatë një procesi pune në Rema Rebelia. Mediat greke raportojnë se 24-vjeçari shqiptar, si për ironi e kishte ditën e tij të parë të punës, si punëtor i një kompanie kontraktore që kishte marrë përsipër kontratën në Rema Rebelia, ndërsa është tërhequr zvarrë nga një ekskavator.

Ndërkohë, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Related posts

Aksident FATAL! Automjeti përplaset me ambulancën, humb jetën drejtuesi i mjetit (EMRI)

Këmbimi valutor për sot, 13 mars 2025/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, 12 mars 2025/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore