Trafikantët shqiptarë të kokainës arrestohen nga roja bregdetare e Mykonos/ Ja çfarë zbuloi qeni antidrogë në shtëpinë e tyre

Dy shqiptarë 30-vjeçarë u arrestuan pasditen e sotme, nga roja bregdetare e ishullit të Mykonos, pasi akuzohen për trafikun e drogës.

Pas informacioneve për veprimin e një rrjeti të organizuar të trafikut të drogës në Athinë dhe Mykonos, u kryen kontrolle në shtëpitë e dy të arrestuarve, në zonën “Agia Sofia” të Mykonos.

Me ndihmën e një qeni anti-drogë u gjetën dhe konfiskuan një sasi kokaine.

Gjithashtu në posedim të një prej shqiptarëve u gjetën tre telefona celularë si dhe shuma prej 19,700 euro , ndërsa në një kontroll të mëtejshëm, u zbuluan se të dy kanë hyrë ilegalisht në Greqi.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën